Besimtarët ortodoksë sot e kremtojnë Pashkën, si njëra prej kremtimeve më të mëdha.
Më meshën e Pashkëve e kremtojnë ngjalljen e Jezu Krishtit, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të ortodoksëve.
Festimi i Pashkës fillon me meshën e së shtunës në mbrëmje dhe mbaron me drekën e së dielës. Pjesë e festës janë vezët e kuqe që trokiten nga të gjithë besimtarët, si dhe buka e ëmbël, flaka e shenjtë e mishi i qengjit.
Atmosferën e Pashkës besimtarët e shprehin duke i thënë fjalët “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, si dhe “Krishti u ngjall”, njofton Klankosova.tv.