Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Kjo përballje e cila u zhvilluar në një atmosferë të ‘çmendur’ nga tifozët e Dortmundit, ka dhuruar një sfidë tejet interesante, anipse u shënuan vetëm një gol.
Fullkrug (36’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Dortmundin.
Të dy skuadrat krijuan raste të shumta, madje, PSG në pjesën e dytë dy herë qëlloi shtyllën, por assesi nuk ia doli që të paktën një herë të çoj topin në rrjetë.
- Advertisement -
Skuadra finaliste do të përcaktohet në ndeshjen kthyese që do të luhet në Paris.