Besnik Hasi nuk do të jetë trajner i skuadrës belge Mechelen, ku do të largohet në fund të sezonit.
Trajneri kosovar bëri punë të mrekullueshme në krye të Mechelen, ku në 22 ndeshje sa e ka udhëhequr deri më tani ka marrë 12 fitore, katër barazime dhe gjashtë humbje.
Megjithatë klubi ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme, Hasi do të largohet nga Mechelen pas përfundimit të kampionatit.
52-vjeçari do ta drejtoj edhe në katër sfidat e fundit të Play-Off pastaj do të largohet.
- Advertisement -
Por në Belgjikë janë të sigurt se ku do ta vazhdoj Hasi karrierën, por duke mos u larguar nga elita e futbollit belg.
Skuadra e re që Hasi do ta drejtojë do të jetë KAA Gent dhe për këtë mediat e ndryshme belge janë të sigurta duke raportuar vazhdimisht se ka një marrëveshje mes palëve.
Gent kërkon ta ketë në radhët e veta Hasin dhe për gjakovarin kjo është një mundësi e madhe për tu rikthyer sërish të drejtoj skuadra të rëndësishme.
Mediumi belg Voetbalkrant ka raportuar se ka një marrëveshje në parim mes drejtuesve të Gentit dhe Hasit, por që kanë mbetur të diskutohen edhe disa detaje.
Genti do të jetë skuadra e shtatë e Hasit si trajner, pasi ai përveç Mechelenit ka udhëhequr edhe Al-Ahlin, Al-Raed, Olympiacos, Legia Varashavën dhe Anderlechtin. /Telegrafi/