Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i është rikthyer shënimit të golave në La Liga.
Muriqi ka luajtur 84 minuta kundër Cádizit, teksa ka shënuar gol me gjuajtje me kokë, duke e ndihmuar skuadrën e tij, Mallorca për të arkëtuar një pikë të vlefshme.
Vedat Muriqi, lojtari më i vlefshëm i Mallorcas edhe në këtë ndeshje kishte performancë fantastike, duke u vlerësuar me notën 7.3.