Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Armët pa leje në Kosovë, rrezik për sigurinë e qytetarëve
Lajme

Armët pa leje në Kosovë, rrezik për sigurinë e qytetarëve

Published 28/04/2024
Share
SHARE

Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thonë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Qytetarët të cilët kanë armë pa leje cenojnë rendin dhe sigurinë publike, por mbi të gjitha rrezikojnë jetën e tyre.

Sipas raporteve të Policisë së Kosovës, çdo vit në Kosovë konfiskohen rreth 1500 armë ilegale. 

Nuredin Ibishi, ekspert i Sigurisë, thotë për Radio Kosovën se vrasjet e ndodhura në vend, janë burim i posedimit të armëve ilegale dhe kjo paraqet rrezik për sigurinë e qytetarëve.

- Advertisement -

Ibishi thekson se për parandalimin e kësaj dukurie duhet një reagim qytetar dhe institucional.

“Së pari, nuk duhet të pritet vetëm nga policia, gjyqësia e prokuroria për masa reaguese. Por, në këtë rast duhet edhe një vetëdijesim qytetar. 

Shtimi i menjëhershëm i masave ndëshkuese dhe atyre parandaluese do të ndikojë në zvogëlimin e armëve ilegale në duart e qytetarëve”, thotë Ibishi.

Ai deklaron se Ministria e Punëve të Brendshme duhet sa më shpejt të ndërmarrë masa parandaluese, por edhe të bëjë legalizimin e armëve. 

“Pres që së shpejti MPB-ja të bëjë ligjin për legalizim dhe të fillojë një proces i ri dhe gjithë ky posedim ilegal i armeve të dorëzohet dhe rreziku të minimizohet”, shton ai.

- Advertisement -

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një nga mbledhjet e Qeverisë, ka thënë se në raport me përgjegjësit e Ministrisë së Drejtësisë do të bëhet edhe njëherë rishikimi i Kodit Penal të Kosovës dhe në  bashkëpunim me MPB-në janë duke punuar në raport për armëmbajtjet pa leje.

“Për shkak të politikës sonë ndëshkimore dhe mos veprimi nga sistemi prokurorial në raport me personat e dyshuar për armëmbajtje pa leje, ne na duhet që t`i shikojmë këto dispozita në mënyrë që ta pamundësojmë që prokurorët t`i neglizhojnë këto raste. Vetëm në dy 
rastet e fundit kemi parë që personat kanë pasur armëmbajtje pa leje mirëpo, kjo nuk është adresuar si duhet nga institucionet” ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Në raportet 24 orësh të Policisë së Kosovës, deklarimi i veprave kriminale në qendër kanë armët. Madje, vetëm për dy muajt e parë të 
këtij viti, janë raportuar 270 raste të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

- Advertisement -

Sipas statistikave të Policisë, në operacione të ndryshme të ndërmarra gjatë vitit 2023, janë konfiskuar 1.392 armë zjarri të llojeve të ndryshme si dhe janë konfiskuar 37.215 sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm.

Vetëm këtë vit policia ka reaguar në 522 raste dhe ka konfiskuar 562 armë pa leje. Në periudhën e legalizimit para dy vitesh, janë paraqitur vetëm rreth 2 mijë kërkesa. 

Ndërsa, llogaritet se rreth 250 mijë armë janë pa leje.

KosPress Portal 28/04/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Xheneta ndez rrjetet me poza provokuese në rroba të brendshme (FOTO)
Roze 22/05/2025
Marrëdhënie të ngushta mes Kosovës dhe Shqipërisë: Gjenerallejtënant Bashkim Jashari viziton Tiranën (FOTO)
Lajme 22/05/2025
Krijimi i institucioneve të reja në fokus të takimit mes Hamzës dhe ambasadorit britanik
Lajme 22/05/2025
‘Me këmbë përpjet’ – Egli Tako provokon me pamje të guximshme nga projekti i ri (FOTO)
Roze 22/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Marrëdhënie të ngushta mes Kosovës dhe Shqipërisë: Gjenerallejtënant Bashkim Jashari viziton Tiranën (FOTO)

22/05/2025
Lajme

Krijimi i institucioneve të reja në fokus të takimit mes Hamzës dhe ambasadorit britanik

22/05/2025
Lajme

FMN jep notë pozitive për ekonominë e Kosovës – Ministria e Financave shpall progresin

22/05/2025
Lajme

GLPS akuzon qeverinë në detyrë për vendime jashtë ligjit

21/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?