Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kurti telefonon Macron-in: Franca mbështet pa kushte Kosovën në KiE
Lajme

Kurti telefonon Macron-in: Franca mbështet pa kushte Kosovën në KiE

Published 24/04/2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi dje një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron. Gjatë kësaj bisede, kryeministri Kurti falënderoi presidentin francez dhe Republikën e Francës për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës.

Më tej, kryeministri shprehu besimin e tij se Franca do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte shtesë, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votën historike të 16 prillit.

Ai theksoi se Republika e Kosovës meriton anëtarësimin mbi bazën e performances dhe arritjeve në zhvillimin e demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe linjëzimit të saj me vlerat dhe politikat perëndimore, thuhet në njoftimin për media lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Sa i përket temës së procesit të dialogut në Bruksel dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti insistoi në respektimin dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe aneksit të saj të 18 marsit.

- Advertisement -

Në këtë telefonatë, kryeministri Kurti me presidentin Macron thuhet se e kanë ngritur edhe çështjen e mungesës së dënimit të autorëve të sulmit paramilitar dhe terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, në krye me Millan Radoiçiq i cili vazhdon të jetë i lirë në Serbi, :pavarësisht dëshmive të qarta dhe pranimit të fajësisë për organizimin dhe përfshirjen në sulmin ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës”.

Sipas njoftimit, Kurti  po ashtu e njoftoi presidentin Macron për presionin, frikësimin dhe shantazhet e vazhdueshme që Qeveria e Serbisë po i bën qytetarëve të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, gjë që u reflektua dhe me numër të ulët të pjesëmarrjes në procesin e votimit të 21 prillit në katër komunat në veri të vendit.

KosPress Portal 24/04/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë
Lajme 23/05/2025
Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”
Sport 23/05/2025
Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit
Lajme 23/05/2025
Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’
Lajme 23/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

23/05/2025
Lajme

Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit

23/05/2025
Lajme

Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’

23/05/2025
Lajme

Dënohet për krime lufte – Çaslav Joliq merr 5 vjet e 6 muaj burg

23/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?