Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Shumë shtete të BE-së në favor të heqjes së masave ndaj Kosovës
Lajme

Shumë shtete të BE-së në favor të heqjes së masave ndaj Kosovës

Published 24/04/2024
Share
SHARE

Shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë në favor të heqjes së masave ndaj Kosovës, merret vesh nga burimet diplomatike në Bruksel.

I vetmi dallim në qëndrime, siç pohojnë burimet e RTK-së, ka të bëjë me mënyrën si të shkohet drejt heqjes së sanksioneve, të cilat Brukseli ia vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas eskalimit të dhunës në veri, si rezultat i marrjes së detyrës së kryetarëve shqiptar në katër komunat.

Të martën më 22 prill, është mbajtur takimi i ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, ku për herë të parë është diskutuar mundësia e heqjes së masave në dritë të mbajtjes së zgjedhjeve më 21 prill në veri të Kosovës.

Në këtë takim të ambasadorëve ka marrë pjesë edhe Miroslav Lajçak, emisari evropian për dialog si dhe Tomas Szoyong, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë.

- Advertisement -

Siç merret vesh nga burimet mirë të informuara nga ky takim, shtetet anëtare të BE-së janë të ndara në dy grupe: ato që konsiderojnë së masat duhet të hiqen menjëherë, dhe grupi tjetër i shteteve të cilat janë të mendimit se masat duhet të hiqen gradualisht, nëse Kosova vazhdon të tregojë përpjekje për të de-përshkallëzuar situatën. Në grupin e dytë, sipas burimeve të RTK-së, bëjnë pjesë shtetet më të fuqishme të BE-së, siç janë Gjermania Franca e Italia të cilat gjithashtu janë anëtare të QUINT-it.

Në fund të shkëmbimit të mendimeve, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së i kanë bërë thirrje shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell që të përpilojë një raport mbi progresin e Kosovës në zbatimin e kërkesave ekzistuese të BE-së.

Pas dorëzimit të këtij raporti, BE sërish pritet t’i kthehet çështjes së heqjes eventuale të masave restriktive ndaj Kosovës.

KosPress Portal 24/04/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë
Lajme 23/05/2025
Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”
Sport 23/05/2025
Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit
Lajme 23/05/2025
Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’
Lajme 23/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

23/05/2025
Lajme

Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit

23/05/2025
Lajme

Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’

23/05/2025
Lajme

Dënohet për krime lufte – Çaslav Joliq merr 5 vjet e 6 muaj burg

23/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?