Elseid Hysaj ishte protagonisti i një aksidenti vërtet dramatik, i cili mund të kthehej në tragjedi. Futbollisti shqiptar i Lazios ishte në bordin e “Ferrari 488 GTB” me vjehrrin e tij, kur makina mori flakë papritur.
Dyert u mbyllën dhe të dy fillimisht u bllokuan brenda automjetit. Fatmirësisht më pas kanë arritur të dilnin, ndërsa makina është shkrumbuar nga flakët që e përpinë. Por sa kushtonte kjo supermakinë?
“Ferrari 488 GTB” i Hysajt, në ngjyrë të verdhë, ishte vetëm një nga shumë automjetet luksoze të garazhit të mbrojtësit. Shkaku i zjarrit të makinës duket se i atribuohet një defekti të supozuar prodhimi.
Pas aksidentit, lojtari ka bërë një ankesë te kompania ku e kishte blerë automjetin. Hysaj doli i padëmtuar fatmirësisht, por është ende i traumatizuar nga përvoja e hidhur, që mund të kthehej në tragjedi.
- Advertisement -
Ferrari që u dogj ishte “488 GTB”, model që ka një çmim standard prej rreth 230 mijë euro. Makina është e aftë të përshpejtojë nga 0-100 km/h për 3 sekonda dhe nga 0-200 km/h në 8.3 sekonda, me shpejtësi maksimale prej 330 km/h, falë një motori të dyfishtë V8 670 HP.