Sot mbahet Manifestimi i Shënimit të 25 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi serb i Millosheviqit, në të cilin do të marrë pjesë zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli.
Në këtë Manifestim gjithashtu marrin pjesë edhe personalitete të tjera si: Skender Hasani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve -Shkup, Mehmet Ballazhi, kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, Teuta Peli, drejtoreshë e Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë dhe Atdhe Hetemi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Manifestimi do të mbahet në ora11:00, në Komunën Han i Elezit, tek Memoriali Bllaca ’99.