Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Gazeta Pursals – `El Independiente`: Spanja duhet ta njohë Kosovën
Lajme

Gazeta Pursals – `El Independiente`: Spanja duhet ta njohë Kosovën

Published 07/04/2024
Share
SHARE

“Spanja duhet ta njohë Kosovën”. Kështu është titulluar artikulli i gazetës së njohur spanjolle “El Independiente”, i shkruar nga opinionisti Guillem Pursals.

Në këtë artill shkruhet se Qeveria e Pedro Sanchez ka njoftuar se ka vullnet për ta njohur Palestinën si shtet të pavarur.

E duhe u nisur nga kjo, opisionisti Pursals ka theksuar se para Palestinës do të ishte e rëndësishme të trajtohej situata në Kosovë. “Nëse është urgjente, siç tha Sanchez, njohja e Palestinës, ne duhet ta njohim Kosovën”, thuhet në “El Independiente”.

“Spanja është një nga shtetet e pakta evropiane që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Pjesa tjetër janë Rumania, Moldavia, Sllovakia, Greqia, Serbia, Qipro dhe Bosnje-Hercegovina. Kjo e fundit sepse minoriteti serb bllokon njohjen”, thuhet në artikull.

- Advertisement -

Pursals shkruan se kur Spanja avokon që Palestina të jetë pjesë e OKB’së, e thellon kontradiktën me mosnjohjen e Kosovës.

“Për më tepër, ka një kontradiktë të rëndësishme në pozicionin spanjoll, ashtu si në atë të Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Që nga 1 janari i këtij viti, Kosova është pjesë e zonës Shengen dhe, për rrjedhojë, çdo qytetar i Kosovës mund të udhëtojë pa pasur nevojë për vizë nëpër të gjitha shtetet e nënshkruara në të njëjtin traktat të lëvizjes së lirë, pavarësisht se nuk është pjesë e Shengenit. Bashkimi Evropian, si pjesa tjetër e shteteve ballkanike, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat janë të gjitha të njohura ndërkombëtarisht. Kështu, fakti që Spanja avokon që Palestina të jetë në Kombet e Bashkuara si shtet sovran dhe i pavarur, thellon edhe më shumë kontradiktën me mosnjohjen e Kosovës.”

Opinionisti spanjoll shkruan se invazioni rus në Ukrainë ka ndezur tension në Ballkanin Perëndimor, derisa Vuçiq gjithnjë e më shumë e përdor retorikën e tij ultranacionaliste.

Nga njëra anë Kosova njihet si shtet i lidhur me Zonën Shengen dhe për këtë arsye njihet edhe pasaporta e Kosovës. Ndërsa, nga ana tjetër, Bosnje-Hercegovinës i hapet dera për të hyrë në Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria shkon drejt anëtarësimit. Në këtë kontekst, Kosova nuk mund të qëndronte në tokë të askujt.

“Serbia, nga ana e saj, po tërhiqet përsa i përket lirive civile dhe politike, siç konfirmohet nga raporti i fundit i Freedom House, dhe ka mbyllur marrëveshjet e sigurisë dhe bashkëpunimit me Rusinë në mes të pushtimit të saj në Ukrainë. Prandaj, do të ishte e këshillueshme që BE-ja të koordinonte qëndrimin e saj për këtë çështje, nëse Serbia vendos të shkojë më tej, pa e ditur se cila do të jetë jeta e përtejme. Presidenti Vuçiq tha se do të kalonte në një fazë tjetër nëse Kosova do të ishte anëtare e Këshillit të Evropës dhe për rrjedhojë do të njihej si një shtet tjetër”, ka shkruar specialisti në konfliktet, sigurinë publike dhe teorinë e shtetit Guillem Pursals.

- Advertisement -

“Si përfundim, nëse Spanja avancon në njohjen e Palestinës, duhet të avancojë edhe në njohjen e Kosovës. Në Ballkan po afrohen kohë të vështira me pushtimin rus të Ukrainës dhe me lëvizjen ultranacionaliste të Milorad Dodik, president i Republikës Srpska, dhe atë të Vuçiqit, president i Serbisë”, përfundon ai.

Artikulli i plotë KËTU.

KosPress Portal 07/04/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë
Lajme 23/05/2025
Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”
Sport 23/05/2025
Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit
Lajme 23/05/2025
Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’
Lajme 23/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

23/05/2025
Lajme

Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit

23/05/2025
Lajme

Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’

23/05/2025
Lajme

Dënohet për krime lufte – Çaslav Joliq merr 5 vjet e 6 muaj burg

23/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?