Policia e Kosovës njofton se dje ka parandaluar dy raste të kontrabandës me mallra nga territori i Serbisë në Kosovë. Siç thuhet në komunikatën e policisë, rasti i parë është zbuluar në fshatin Zhabar, mdërsa rasti i dytë në fshatin Bube.
“Pas pranimit të informatave relevante dhe angazhimit operativ në teren, Njësitë për Ndërhyrje të Shpejtë me datën 06.04.2024, në dy raste të ndara kanë ndaluar dy automjetee-kamioneta të ngarkuara me mall të dyshuar të kontrabanduar (shpezë/pula):
Rasti 1: Rreth orës 01:00, në fshatin Zhabar-K.K. Mitrovicë, është ndaluar kamioneta Volksëagen LT46, ngjyrë e teget, me targa RKS (02), me rreth 200 (dyqind) pula të kontrabanduara nga territori i Serbisë, me vozitës E.M., Mashkull/Kosovar, 37 vjeçar, me banim në Mitrovicë, dhe;
Rasti 2: Rreth orës 18:30, në fshatin Bube-KK. Zubin Potok, është ndaluar kamioneta Mercedes Benz, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 (pesëqind e pesëdhjetë) pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., Mashkull/Kosovar, 50 vjeçar, me banim në Mitrovicë.
- Advertisement -
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar dy raste “Kontrabandim me mallra”, kamionetat dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme nga autoritetet kompetente (Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës)”, thuhet në komunikatën e policisë.