Chelsea ka shënuar fitore fantastike ndaj Manchester Unitedit, me rezultat 4-3, në kuadër të xhiros së 31-të në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Conor Gallagher, në minutën e ‘4. Ndërsa Cole Palmer e dyfishoi epërsinë e Bluve në minutën e ’19.
Ndërkohë, Djajtë e Kuq e ngushtuan epërsinë në minutën e ’34, me Alejandro Garnachon, i cili realizoi pas një gabimi në pasim të Moises Caicedos.
Pesë minuta më vonë, Bruno Fernades e barazoi rezultatin për mysafirët, me një gol të bukur. Me këtë rezultat baras u krye pjesa e parë.
- Advertisement -
Në pjesën e dytë, Garnacho doli në skenë edhe njëherë në minutën e ’67, për t’i dërguar në epërsi Djajtë e Kuq.
Megjithatë këtu ndeshja nuk përfundoi pasi pati fund tmerrues Unitedi. Cole Palmeri arriti të shënoi dy gola brenda dy minutave në kohën shtesë.
Fillimisht Palmer realizoi në minutën e 90+10, më pas në minutën e 90+11.
Chelsea pas fitores kalon në vendin e 10-të me 43 pikë të grumbulluara, teksa Unitedi, në pozitën e gjashtë me 48 sosh.
𝐖𝐡𝐚𝐭 𝐚 𝐩𝐢𝐜𝐭𝐮𝐫𝐞. pic.twitter.com/3kFd905XKi
- Advertisement -
— Janty (@CFC_Janty) April 4, 2024