Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Hoteli në Slloveni nxjerr në ankand krevatin ku fjeti CR7
Sport

Hoteli në Slloveni nxjerr në ankand krevatin ku fjeti CR7

Published 03/04/2024
Share
SHARE

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte pjesë e kombëtares portugeze, e cila qëndroi në hotelin “Grand Plaza” gjatë ndeshjes së luajtur në Lubjanë. Menaxhmenti i hotelit tani ka bashkëpunuar me kompaninë mediatike “POP TV” për të shpallur ankandin e shtratit ku fjeti Ronaldo para miqësores me Slloveninë, teksa të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi. Ankandi nis nga çmimi fillestar prej ofertën e hapur prej 5.300 dollarësh.

“Duke qenë se ky ishte një event mjaft i veçantë dhe unik, vendosëm të përgatisim një surprizë, në të cilën mund të marrin pjesë të gjithë fansat. Nuk e dimë se kur do të kemi mundësinë ta presim sërish Ronaldon në Slloveni, – thuhet në deklaratën e hotelit. – Në një ankand special do të ofrojmë shtratin në të cilin ka fjetur ylli Cristiano Ronaldo në shtëpinë tonë. Iu urojmë të gjithëve fat dhe pjesëmarrje të suksesshme në këtë event”.
Edhe pse oferta fillon me një çmim modest, menaxhmenti i hotelit shpreson se mania për Ronaldon do ta çojë çmimin final në një shumë të lartë. Pavarësisht se ishte në kryeqytetin slloven, jo shumë tifozë mund të afroheshin me Ronaldon, por mundësia për të rrëmbyer një relike që lidhet ngushtësisht me yllin portugez mund të jetë emocionuese për ta.

Veçanërisht, ky nuk është rasti i parë kur kujtimet e bashkangjitura me superyllin portugez kanë tërhequr një vëmendje të tillë. Pasi Ronaldo u transferua në Arabinë Saudite, pas sezonit të tij të dytë të trazuar me Manchester United, fanella që veshi në ndeshjen e fundit me “Djajtë e Kuq” kundër Aston Villa u shit për mbi 48.000 dollarë.

Ronaldo u kthye në formacionin e Portugalisë për miqësoren ndaj Sllovenisë, pasi ishte lënë pushim kundër Suedisë. Megjithatë, kombëtarja luzitane u mposht 2-0 në Lubjanë, teksa Robert Martinez pësoi humbjen e tij të parë si trajner i Portugalisë.

- Advertisement -

KosPress Portal 03/04/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë
Lajme 23/05/2025
Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”
Sport 23/05/2025
Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit
Lajme 23/05/2025
Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’
Lajme 23/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”

23/05/2025
Sport

Mesazh nga legjenda – Ronaldinho: Shpresoj që PSG të bëhet kampion i Europës

23/05/2025
Sport

Prishtina siguron Kupën dhe një vend në Europa League

23/05/2025
Sport

Pas ofendimeve ndaj Vinicius, vjen goditja e drejtësisë – tifozët në burg!

22/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?