Agjenti i mesfushorit Jorginho, Joao Santos, ka thënë që ata do të diskutojnë me Arsenalin në lidhje me të ardhmen e përfaqësuesit të Italisë.
“Ne do të diskutojmë me Arsenalin për kontratën e tij që skadon në qershor, është prioriteti ynë”, ka thënë Santosi për Radio Sportiva.
“Arsenali ka një grup fantastik dhe ta shohim nëse iu vyen ai atyre sezonin e ardhshëm”.
“Kthimi në Itali? Pse jo? Ndoshta një ditë”.