Tashmë dihen 24 shtetet që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet këtë verë.
Sonte u zhvilluan tri finalet e “Play-Offit”, me ç’rast u mësuan emrat e tri kombëtarëve të fundit që siguruan një vend në Gjermani, atje ku do të mbahet turneu, shkruan Gazeta Express.
Ukraina mposhti Islandën (2:1), teksa dy ndeshjet tjera u vendosën pas ekzekutimit të penalltive.
Gjeorgjia shkroi historinë duke siguruar kualifikimin për herë të parë, pasi mposhti Greqinë (4:2), teksa Polonia triumfoi ndaj Uellsit (4:5).
Pas këtyre ndeshjeve u kompletuan përfundimisht edhe grupet.
Ukraina do të jetë pjesë e Grupit E, Gjeorgjia pjesë e Grupit F, kurse Polonia pjesë e Grupit D.
- Advertisement -
Vlen të theksohet se në “Euro 2024” do të shohim edhe Kombëtaren e Shqipërisë, e cila është e shortuar në një grup mjaft të vështirë (Grupi B), bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Kujtojmë se Kampionati Evropian “Euro 2024” do të nisë më 14 qershor dhe do të mbyllet me finalen e madhe, më 14 korrik. /Gazeta Express/