Nga “ferri” me Kilin te gjysmëbuzëqeshja ndaj Suedisë. Themi gjysmëbuzëqeshje, sepse kuqezinjtë u paraqitën mirë në lojë, por sërish nuk e evituan humbjen, edhe pse kësaj here minimalisht. Trajneri Sylvinho përpiqet të shohë gjysmën e gotës plot, duke pranuar se tashmë vjen më e vështira për të, hartimi i listës përfundimtare me 23 lojtarë që do të marrë nmë finalet e “Euro 2024”. Duke folur për “Super Sport”, Syklvinho bëri këtë analizë të ndeshjes së mbrëmshme në Stokholm:
Mbi ndeshjen: “Lojtarët janë pak në ankth, është normale sepse vetëm 23 prej tyre do të vijnë në Europian. Kemi bërë ndeshje shumë të mira në kualifikuese, aty e treguam veten.
Frikë para Europianit: “Sigurisht që nuk kemi frikë, sepse jemi kualifikuar me meritë”.
Përshtatja e lojtarëve me njëri-tjetrin: “Asani dhe Bajrami kishin ‘rrobë të dyfishtë’, luanin nga brenda dhe jashtë. Kjo tregon që janë akoma të rinj si lojtarë. Kjo skuadër është akoma e re, flasim për lojtarë si këta dhe Mitaj që ende nuk janë përshtatur me njëri-tjetrin. Edhe Muçi mund të kishte bërë më shumë si sulmues. Pastaj kemi edhe lojtarë të rinj si Muçolli e Hoxha, që ende nuk janë përshtatur, por mund të japin shumë në të ardhmen. Ky është momenti për të vlerësuar lojtarët. Sigurisht që rezultati ka rëndësi, pro nuk është më i rëndësishmi. Në krahasim me Kilin kishim një rritje në lojë dhe bëmë shumë më mirë, kjo ka rëndësi”.
- Advertisement -
Ndryshimi i formacionit dhe Balliu a duhet të ketë më shumë minuta: “Patjetër që provuam diçka ndryshe për të arritur te porta e te goli, patëm shpejtësinë e Brojës dhe një penallti të mohuar. Është e vështirë të luash pa VAR, por sigurisht që patëm shpejtësinë dhe lojën e Brojës. Balliu ka luajtur disa ndeshje me ne, vetëm me Moldavinë nuk ishte, pasi ishte i dëmtuar, por në ndeshjet e tjera ka qenë gjithmonë me ne dhe ka marrë minutat e tij”.
Atmosfera mes lojtarëve para Europianit: “Jam shumë i kënaqur me atmosferën e lojtarëve. Ka një konkurrencë të shëndetshme, unë e di se çfarë mendojnë ata. Tani do kthehen në klubet e tyre dhe do të vazhdojnë me punën, por atmosfera mes tyre është vërtetë shumë e mirë. Edhe raporti që lojtarët kanë me stafin teknik është shumë i mirë. Sigurisht që është punuar shumë nga stafi që të ketë një marrëdhënie të shëndetshme në kombëtare dhe e kemi atë me të gjithë”.
Pas Kilit ishit i zemëruar, po ndaj Suedisë: “Jam i trishtuar që nuk fituam, por i kënaqur me lojën. Nuk çfarë t’iu them lojtarëve për paraqitjen. Ne jemi gjithmonë kjo skuadër që luan me shpirt e me zemër. Kishim rreth 4000 tifozë që na mbështesnin, ishte si të luanim në shtëpi. Pra, kam trishtim vetëm për rezultatin”.