Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Gjakovës në Kosovë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 00:10 të së dielës në një lokal.
Si pasojë e të shtënave janë plagosur tre persona dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe arrestimin e autorit.