Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kosova dy vjet pa kryeprokuror, konsiderohet hendikep në luftën kundër krimit
Lajme

Kosova dy vjet pa kryeprokuror, konsiderohet hendikep në luftën kundër krimit

Published 09/03/2024
Share
SHARE

Prej rreth dy vjetësh Kosova është me ushtrues detyre të kryeprokurorit të shtetit. Presidentja Vjosa Osmani ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për dekretimin e Blerim Isufaj, i propozuar për të parin e prokurorisë nga Këshilli Prokurorial. Mos zgjedhja e kryeprokurorit të ri të shtetit, ka ndikim negativ në ndjekjen dhe ndëshkimin e kriminalitetit, vlerësojnë ekspertë të së drejtës kushtetuese dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Në muajin prill bëhen dy vjet, prej kur i ka përfunduar mandati ish- kryeprokurorit të shtetit. Pasuesi i Aleksandër Lumezit ende nuk është zgjedhur. Pozitën e Lumezit vazhdon ta ushtrojë Besim Kelmendi. Ndërkohë, për postin e të parit të Prokurorisë së Shtetit është propozuar dy herë kandidati Blerim Isufaj.

Për dekretimin ose jo të Isufajt, presidentja Vjosa Osmani akoma nuk ka marrë vendim përfundimtar, ndonëse në tetor të vitit të kaluar, në një konferencë për media, pati thënë se nuk e dekreton të propozuarin e Këshillit Prokurorial. Ajo kishte përmend 10 shkelje që sipas saj, pamundësojnë dekretimin e Isufajt.

Radio Kosova ka pyetur në Presidencë se kur mund të vendoset për dekretimin apo refuzimin e kandidaturës së Isufajt. Por, nga zyra e të parës së shtetit nuk kanë kthyer përgjigje.

- Advertisement -

Mungesa e vendimmarrjes në rastin Isufaj, nga ana e Presidentes është një qasje e gabuar, vlerëson profesori universitar, Kadri Kryeziu.

“Veprimet e presidentes në këtë rast, mendoj se janë jo-kushtetuese. Procedurat duhet të kryhen në bazë të Kushtetutës dhe ligjit në fuqi. Konsideroj se këto veprime më shumë janë të karakterit politik se sa kushtetues e ligjor. Është një qasje e gabuar për shkak se po bëhen 2 vjet pa kryeprokuror të shtetit”, thekson ai.

Kryeziu, ndër të tjera thekson se mos zgjedhja e kryeprokurorit të ri, ka efekte negative.

“Ndikon negativisht në ndjekjen e krimit dhe efikasitetin në punë. Po ashtu, është e pa drejtë të ndërhyjë politika, kryeministri apo presidentja në institucionet e pushtetit gjyqësor”, potencon Kryeziu.

Ndërsa, Viona Bunjaku, nga Lëvizjen “Fol”, thotë se mungesa e një afati ligjor po mundëson vonesat në zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit. Nëse sërish refuzohet kandidati Isufaj, duhet shpallur konkurs i ri, pohon Bunjaku.

- Advertisement -

“Nëse refuzohet edhe në herën e dytë, Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të shpallë konkurs të ri dhe të fillojnë procedurat e reja. Kjo nuk i kontribuon aspak vendit, pasi vendi është pa kryeprokuror të shtetit tash e gati dy vjet. Normalisht, shumë procese ndoshta janë të bllokuara edhe pse kemi një ushtrues detyre të kryeprokurorit të shtetit”, tha ajo.

Radio Kosova ka pyetur Këshillin Prokurorial, nëse iu është kërkuar nga Presidenca apo institucione të tjera që të shpallet konkurs i ri për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, si dhe shpallja e konkursit të ri do të jetë hapi i radhës. Nga KPK nuk kanë kthyer përgjigje, përkundër pritjes disa ditore.

Ndërkohë, në konkursin e fundit, përveç kandidatit Blerim Isufaj, në garë për kryeprokuror të shtetit ishin edhe Shqipdon Fazliu, Kujtim Munishi, Armend Hamiti e Lulzim Sylejmani.

- Advertisement -
KosPress Portal 09/03/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Conference League drejt fundit – Chelsea hyn si favorit në finale
Sport 28/05/2025
Guerot: Asociacioni nuk krijon entitet si në Bosnje
Lajme 28/05/2025
Luis Enrique vlerëson Interin: “Kemi përballë një skuadër me histori të fortë”
Sport 28/05/2025
Skandali i mbetjeve shtazore: Prokuroria interviston Faton Peci për katër orë
Lajme 28/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Guerot: Asociacioni nuk krijon entitet si në Bosnje

28/05/2025
Lajme

Skandali i mbetjeve shtazore: Prokuroria interviston Faton Peci për katër orë

28/05/2025
Lajme

Partia Demokratike e Kosovës thërret konferencë për media

28/05/2025
Lajme

Administrata Trump vendos kufizime të reja për vizat studentore

28/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?