Policia po dyshon se zjarri i shkaktuar në lokalin e nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasa Tomanic, është bërë qëllimisht.
Kështu tha Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë në veri, në një përgjigje për Klankosova.tv.
Ai tha se për momentin nuk ka të dyshuar lidhur me rastin, dhe se janë duke punuar për ndriçimin e rastit i cili u cilësua “Zjarrvënie”.