Një person nga Ferizaj ka vdekur, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare te “Dheu i Bardhë”.
Rastin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Të nderuar Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marre një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës ( 1955 ) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare “Dheu i bardhë’’, u shpreh Hashani.
“Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK “Dheu i bardhë”. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”.
- Advertisement -
Ai shtoi se në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse të cilat janë marrë me rastin.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rrethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës hetimet rajonale në Gjilan”.