Sonte u mësuan dy skuadra çerekfinaliste të Champions League. Pas suksesit 2-0 në ndeshjen e parë, PSG triumfoi 1-2 në Reale Arena (San Sebastian) ndaj Sociedad, duke prerë kështu një biletë për në fazën tjetër. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Kylian Mbappe, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, ishte pikërisht sulmuesi francez që kompletoi dopietën. Në fund një gol i Merinos për vendasit vlejti vetëm për statistikë.
Kualifikim i madh i Bayern. Pavarësisht disfatës 1-0 në aktin e parë, Bayern përmbysi gjithçka, pasi fitoi sonte 3-0 ndaj Lazios në Allianz Arena (Munich). Kampionët e Gjermanisë vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar 2 herë. Kane shënoi në minutën e 38-të pas një asisti të Guerreiro, ndërsa Muller dyfishoi llogaritë në minutën e 45-të.
Ekipi i Sarrit e pati mjaft të vështirë që të futet në lojë, me teknikun e lacialëve që nisi pjesën e dytë me disa ndryshime. Harry Kane shuajti një herë e mirë shpresat e italianëve, me golin e tij në minutën e 66-të. PSG dhe Bayern Munchen janë dy nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit të Champions.
https://streamin.one/v/119cadbf