Bayer Leverkusen ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Koln, duke rritur diferencën me Bayern Munich në vendin e dytë të Bundesligës në dhjetë pikë.
Ndeshja e zhvilluar të dielën në “RheinEnergieSTADION” ka përfunduar me rezultatin 0-2 në favor të Leverkusenit.
Në këtë ndeshje, e vlefshme për Javen e 24-të të Bundesligës, Leverkusen ka shënuar dy gola, të cilët janë realizuar nga Frimpong në minutën e 38-të dhe Grimaldo në minutën e 73-të.
Kjo fitore bën që Leverkusen të mbetet në pozitën e parë të Bundesligës me 64 pikë, dhjetë më shumë se rivali i tij Bayern Munich në vendin e dytë.