Një grua ka vdekur mesditën e së shtunës pas alivanosjes në një autobus urban të Prishtinës.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në njoftim thuhet se mjeku në QKUK ka konstatuar vdekjen e viktimes, shkruan Gazeta Insajderi.
Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK pasi që, ishte alivanosur në një autobus urban dhe më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Insajderi.org/