Përvojat e Wayne Rooney në pankinë ishin të shkurtra. Legjenda e Manchester United u shkarkua së fundi nga Birmingham City pas vetëm 15 ndeshjeve, në të cilat arriti vetëm 2 fitore. Megjithatë, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë një trajner i madh.
Madje, disi çuditshëm deklaroi se është i gatshëm të punojë me Manchester City: “Nëse Pep Guardiola do të më kërkonte të isha asistenti i tij, do të shkoja pa hezitim”, – deklaroi Rooney në podkastin “Stick to Football”.
Për më tepër, Rooney nuk ka asnjë problem të deklarojë se spanjolli (ka drejtuar edhe Bayern Munich e Barcelonën) është “trajneri më i mirë në botë. Shikoni se si përshtatet, mënyra se si luan Manchester City tani nuk është e njëjtë si katër vite më parë.
Pashë një nga ndeshjet tona kundër Liverpool-it rreth 15 vite më parë. Ndryshimi midis mënyrës se si luanim atëherë futboll dhe si luajmë tani është i madh. Guardiola vazhdon të bëjë ndryshime të vogla dhe të gjithë të tjerët përpiqen ta imitojnë, të bëjnë të njëjtën gjë ai ai”.
- Advertisement -
Një nga ata trajnerë që, sipas Wayne Rooney, i detyrohet shumë Guardiolës, është Mikel Arteta, ish-asistenti i Pep, tani në stolin e Arsenalit: “A e shihni se çfarë po bën Arteta tani? Unë besoj fuqishëm se shumë vijnë nga mësimet e Pep.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të keni parimet dhe idetë tuaja për atë që dëshironi të bëni. Kjo është ajo që unë u përpoqa të bëja te Derby County, DC United dhe Birmingham City, megjithëse për fat të keq nuk funksionoi”.