Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > UEFA prezanton Championsin e ri
Sport

UEFA prezanton Championsin e ri

Published 21/02/2024
Share
SHARE

UEFA ka prezantuar zyrtarisht formatin e ri të Champions League duke nisur nga sezoni 2024-2025, një format risi, me shumë ndeshje, më shumë spektakël dhe me shumë rivalitet, të paktën kështu shpresojnë drejtuesit e këtij institucioni. Skuadrat pjesëmarrëse do të jenë 36, me kampionatet më të rëndësishme që ashtu si aktualisht kanë nga 4 skuadra, por me një risi, pasi klasifikimi sezonal i UEFA-s do t’u dhurojë nga një skuadër më shumë dy kampionateve më të mira, aktualisht kryesohet nga Italia.
Në grup, ku do të jenë të 36 skuadrat, çdo ekip do të luajë 8 ndeshje, ndryshe nga 6 që luan tani. Nuk do të ketë sfida me sistemin vajtje ardhje, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë që do të përcaktohen nga shorti që do të hidhet në gusht në Montecarlo. Në short 36 skuadrat do të ndahen në 4 vazo me nga 9 ekipe, në bazë të klasifikimit për klube, ku skuadrat kampione do të jenë në vazon e parë. Çdo skuadër do të shortohet nga dy kundërshtarë nga çdo vazo, me njërën prej të cilave do të përballet në shtëpi ndërsa me tjetrën në transfertë. Pasi të kenë mbaruar ndeshjet e grupit, 8 skuadrat që do të jenë të parat në renditje kualifikohen direkt për në 1/8. Skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 16-in, do të përballen me ato nga vendi i 17-të deri në të 24-in, në playoff. Tetë fitueset e play off do të bashkohen me 8 skuadrat që ishin renditur të parat, ndërsa 8 skuadrat humbëse eliminohen, ashtu si dhe ato që në grup ishin renditur nga vendi i 25-të në të 36-in.
Një tjetër risi është se nuk do të ketë një kalim në Europa League si më parë për vendet e treta në grupe, pasi skuadrat që eliminohen janë direkt jashtë Kupave të Europës. 16 skuadrat e mbetura do të sfidohen pastaj në 1/8, çerekfinale, dhe gjysmëfinale me ndeshje vajtje-ardhje, deri në finalen unike, gjithmonë sipas një tabele me ndërthurje të përcaktuara që në fillim si në tenis. Do të ketë vetëm një short në Championsin e ri, ai i gushtit. Për skuadrën që shkon deri në finale do të ketë në total 15 ndeshje, 17 për ato që kalojnë nga play-offi.

KosPress Portal 21/02/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Europa League drejt finales angleze – Sonte vendoset gjithçka

08/05/2025
Sport

Parisi bën historinë – eliminon Arsenalin dhe sfidon Interin në finale

08/05/2025
Sport

Në hapat e babait: Djali i CR7 grumbullohet me kombëtaren portugeze

07/05/2025
Sport

Gjysmëfinale vendimtare: A do të jetë PSG apo Arsenal përballë Interit?

07/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?