Franco Foda është trajneri më i ri i Kombëtares së Kosovës.
Ai është prezantuar para pak momentesh nën praninë e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Në lidhje me këtë detaje dha Ademi.
“Pas shumë bisedimeve që kemi pasur me trajnerë të tjerë, ne kemi përzgjedhur të kualifikohemi me Franco Fodën. Shpresoj se do të kemi rezultate”, tha Ademi.
- Advertisement -
“Franco shpresojmë të mbetet në histori si trajneri që e kualifikon Kosovën në garat evropiane. Franc Foda ka pranuar të gjitha kushtet tona, para një javë dite ka qenë në Kosovë, ka parë organizimin, kushtet stadiumin në federatë, pas gjithë këtyre kemi vendosur kontratë njëvjeçare dyvjecare shpresojmë gjatë kësaj periudhe do të arrihet programi i tij”.