Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar ndaj dekalratës së djeshme të zëvendëskryeministrit të Kosovës Bislimi i cili ka kritkuar emisarin Lajçak për takimin me pjesëtarë të organizatave joqeveritare serbe.
Von Cramon përmes një postimi në platformën X duke thënë se BE-së nuk ka nevojë askush t’i tregojë se me kë duhet të takohet.
Bashkimi Evropian është i zoti i vetës dhe nuk ka nevojë që dikush t’u tregojë zyrtarëve të saj se kë dhe në çfarë ore mund të takohen Lajçak është takuar vazhdimisht me të gjithë aktorët kryesorë të cilët mund të kontribuojnë me veprimet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo vizitë nuk bën përjashtim në këtë drejtim”.
Këta njerëz nuk janë zëdhënës të Vuçiqit, por OJQ të pavarura që mbështesin programet multietnike dhe punojnë pa u lodhur për integrimin brenda Kosovës”, ka deklaruar ajo.
- Advertisement -
“Këto deklarata nuk janë vetëm të rreme, por edhe të rrezikshme pasi vendosin në shënjestër personat dhe organizatat e tyre. Unë personalisht jam thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar për deklaratat dhe veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë një efekt direkt dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbeve etnikë dhe pakicave të tjera”.
“Është thelbësore që karakteri multietnik Kosovës të ruhet, vlerësohet dhe mbështetet. Ky ishte themeli i përfshirë në planin e Ahtisarit i cili siguroi njohjen e perëndimit më 2008”, thuhet në deklaratën e Von Cramon.
Bislimi e kishte kritikuar emisarin e BE-së për “qasje të pa drejtë dhe jo neutrale”./21Media
The EU is its own master and does not need someone to tell its officials whom and at what time they can meet.
I am personally deeply disappointed and concerned as these statements are not only false but also dangerous as they put the target on NGO reps.
- Advertisement -
My full statement: 👇 https://t.co/evjuB4u0n2 pic.twitter.com/kWW6EH6Tpb
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) February 15, 2024