Jennifer Lopez me sa duket po mendon të heqë dorë nga muzika.
Këngëtarja 54-vjeçare do të publikojë albumin e saj të nëntë “This Is Me” më 16 shkurt. Ky është albumi i saj i parë në një dekadë.
Megjithatë, ky album mund të jetë i fundit. Ajo la të kuptohet për dorëheqje në një intervistë të fundit.
“Nuk e di nëse do të bëj ndonjë album tjetër pas këtij. Unë ndihem shumë e përmbushur”, tha Jennifer, transmeton Klankosova.tv.
- Advertisement -
Ajo vazhdoi: “Ndjehem sikur është fundi I një lloj epoke për mua, kurrë nuk do të thoja kurrë, por tani ndihem sikur e kam të mbushur zemrën dhe shpirtin.