Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, ka kërkuar se nga Serbia që sulmi si ai i 24 shtatorit të mos ndodh më.
Ajo tha se SHBA janë të përkushtuar për paqen në Ballkanin Perëndimor. Sipas saj dialogu është i mbështetur nga BE-ja dhe jo nga Këshilli i Sigurimit. Greenfield, në këtë mbledhje ka kërkuar edhe njëherë që të ketë koordinim të institucioneve të Kosovës dhe të ketë shtyrje të implementimit të rregullores së BQK-së dhe tranzicioni të bëhet.
“Shtete e Bashkuara mbesin të përshkuara për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe mbështetjen tonë për Forcën e Kosovës nga NATO-ja në përputhje me mandatin e OKB-së. Inkurajojmë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja që SHBA-ja e mbështet fuqimisht dhe vazhdimisht. Që të jemi të qartë, është dialogu i lehtësuar nga BE-ja e jo i Këshillit të Sigurimit që duhet të jenë kanale për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe zgjidhjet që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha ajo.
Duke shtuar se SHBA-ja ka shprehur brengën sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e Rregullores së ndryshuar të BQK-së për sa i përket transaksioneve në para të gatshme.
- Advertisement -
“Vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale. Edhe një herë bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani, por që të shtyhet deri sa të ketë procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane”, ka thënë ajo.