Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka folur edhe për marrëveshjet që janë arritur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Ai në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, tha që është i gatshëm që të nënshkruajë marrëveshjen në OKB. “Refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen, duke respektuar integritetin territorial të Kosovës, është një tregues i synimit të Serbisë për të pushtuar Kosovën”, tha Kurti.
Kurti: Serbia me qëllim po hap frikë që të krijojë atmosferë ku nuk do pranohej marrëveshja me Kosovën
Kryeministri Kurti duke i komentuar deklaratat e presidentit serb, Vuçiq për spastrim etnik të serbëve në Kosovë, tha se nuk është aspak e vërtetë. Sipas tij, Serbia me qëllim po hap frikë që të krijojë atmosferë ku nuk do pranohej marrëveshja me Kosovën.
- Advertisement -
Ai tha se ideja që Kosova po kryen persekutim ndaj komunitetit serbë është gënjeshtër që është demantuar nga shumë organizata publike ndërkombëtare. Madje, Kurti tha se PE ka miratuar një rezolutë duke i kërkuar autoriteteve serbe dhe mediave që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes ndaj kosovarëve dhe shpërndarjes së propagandës ndaj kosovarëve dhe shpërndarjes së propagandës për spastrim etnik etj.
“Vitin e kaluar Komiteti i Helsniknit, është shprehur në detaje se si Serbia përhap frikë me rrezikim e rrejshëm të serbëve në Kosovë për ta radikalizuar shoqërinë dhe për të krijuar atmosferë toksike ku marrëveshja me Kosovën do të refuzohej”, tha Kurti, duke shtuar se pretendimet që serbët po ikin nga Kosova për shkak të persekutimit nuk janë të vërteta.
“Pretendimet e rrejshme janë demantuar edhe nga iniciativa evropiane e stabilitetit nga një institut në Vjenë dhe Berlin që ka siguruar dokumente nga institucionet e Serbisë. Statistika për sigurime shëndetësore, regjistrimit në shkolla, pranuesit e pensioneve, tregon që përqindja e serbëve që jetojnë në Kosovë i përgjigjet atyre që jetojnë në serbi”, tha i pari i qeverisë së Kosovë. Tutje sipas tij, serbët që largohen nga Kosova dhe Serbia e bëjnë për të kërkuar mundësi në Evropë jo për t’i ikur ndonjë spastrimi fiktiv etnik.
LIVE|Kurti: Gënjeshtër e kulluar se Kosova po kryen spastrim etnik
(E plotësuar, ora 21:52) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se është gënjeshtër e kulluar se Kosova po kryen spastrim etnik ndaj serbëve të Kosovës.
- Advertisement -
LIVE|Kurti: Serbia ka kryer gjenocid në fund të shekullit 20
(E plotësuar, ora 21:45) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se Serbia ka kryer gjenocid në shekullin 20. Kurti, pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se serbët e Kosovës po persekutohen i ka quajtur ‘ironi të thellë dhe ndjenjë distopiane’.
Duke folur në Këshill të Sigurimit të OKB-së, kreu i Qeverisë së Kosovës tha e Serbia e ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20, madje sipas tij, ajo ende mbetet i njëjti shtet dhe kërcënuesi më i madh i paqes dhe i sigurisë. “Është një ironi shumë e thellë dhe një ndjenjë distopiane për pretendime të rrejshme për persekutime nga një vend që është njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shek 20 dhe kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë,Këshilli i Sigurimit të OKB-së, e ka formuar Tribunalin e Hagës, për shkak të krimeve çnjerëzore të Serbisë te popullata civile”, tha Kurti.
- Advertisement -
Ai tha se ky Këshill ka krijuar Tribunalin e Hagës në 1993 për shkak të krimeve sipas Konventës së Gjenevës.
“Serbia ka kryer vrasje, tortura, gjymtime, gjenocid në Serbrenicë dhe Kosovë. Studiuesit kanë treguar se si përdhunimet janë përdorur si mjet lufte, madje nga kjo vuajtje Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut. Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar veten në një shoqëri multietnike, që sheh përpara me një shtet solid demokratik”, tha Kurti. Ai tha se një çerek shekulli paslufte Kosova qëndron krenare me një shoqëri për të gjithë. “Qëndrimi i Qeverisë sonë për dinjitetin sundimin e së drejtës ka shtrënguar edhe ekonominë, që nga intervenimi i NATO-së jemi angazhuar në mënyrë aktive nga shumë aleatë për të krijuar institucione efikase”, tha kryeministri Kurti.
LIVE| Seanca e Këshillit të Sigurimit, merr pjesë kryeministri Kurti
(E plotësuar, ora 21:40) Po mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë seancë po merr pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Blerim Reka, ambasador, shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.
Vuçiqi vazhdon me propagandë ndaj Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si çdo herë edhe në këtë seancë ka vazhduar me propagandën që e bën Serbia ndaj Republikës së Kosovës. Ai ka përmendi se Serbia vazhdon mbështetjen ndaj popullsisë serbe që jeton në Kosovë, duke përmendur se paguan mijëra rroga për serbët lokal. Vuçiqi kërkoi që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pasi që sipas tij është nënshkruar në vitin 2015.
Vuçiq, i cili tha se ndodhitë në Kosovë janë në kundërshtim me kartën e OKB-së. Madje sipas tij, kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe se një situatë e tillë mund të krijoj dëm për mbijetesën e serbëve në Kosovë..
“E nderuara presidente, ju falënderoj për organizimin e këtij takimi, është i rëndësishëm sepse ndodhitë janë në kundërshtim me kartën e OKB-së. Kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët, situata e tillë mund të krijoj dëm për mbijetesën e serbëve në Kosovë. Serbia ka njoftuar për situatën e vështirë që ndodhën serbët atje. Kemi kërkuar këtë takim për shkak të rregullores së BQK-së, ku u ndalua dinari serb”, tha ai.