Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se ky subjekt e ka prishur koalicionin qeverisës në Prishtinë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo vjen pasi e shfuqizuan vendimin për Badocin.
“Për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster. Nën udhëheqjen e shkëlqyer të Nënkryetares Sahatçiu, drejtoritë e udhëhequra nga PDK janë vlerësuar si drejtoritë me performancën më të mirë, brenda dhe jashtë. Gjallërinë, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamikën që e kishim në fushatën tonë “Prishtina na Bashkon” e kemi përçuar edhe në qeverisjen e Kryeqytetit dhe qytetarët janë dëshmitarët më të mirë për këtë gjë”, ka thënë Ismaili.
Duke thënë se nuk do të jenë pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik pasi sipas tij mungon komunikimi, e puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet.
- Advertisement -
“Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në kryeqytet”, shtoi Ismaili. /Klankosova.tv