Një koleksion atletesh, që superylli Michael Jordan mbathi teksa ai dhe Chicago Bulls fituan gjashtë kampionate të NBA, është shitur në ankand për 8 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për atletet e përdorura në lojën e basketbollit. Këtë fakt e bëri të ditur “Sotheby’s”.
Gjashtë atltetet “Air Jordan”, të përdorura në kampionatet e viteve 1991, 1992, 1993, 1996, 1997 dhe 1998, u shitën të premten. “Sotheby’s” e quajti atë “koleksioni i dinastisë”.
“Duke shërbyer si kujtesë e ndikimit të qëndrueshëm të Michael Jordan në botë, shprehje e prekshme e statusit të legjendarit të njohur, rëndësia e tij vërtetohet më tej nga ky rezultat monumental”, – thuhet në një deklaratë të Brahm Wachter nga “Sotheby’s”.
Kompania e ankandeve nuk e identifikoi blerësin, por e përshkroi shitësin vetëm si “një koleksionist privat amerikan”, i cili i kishte marrë ato atlete nga një ekzekutiv prej shumë kohësh i ‘Bulls’.
- Advertisement -
Jordan fillimisht i dha një atlete ekzekutivit, pas ndeshjes fituese të kampionatit më 1991, e vazhdoi traditën më pas, sipas “Sotheby’s”. Shorti i ankandit përfshinte foto të Jordan, i mbathur me një këpucë të vetme teksa festonte fitoret e viteve 1992, 1993, 1996 dhe 1998.
Jordan ishte një lojtar aq i veçantë sa komisioneri i atëhershëm i NBA, David Stern, më 1992 e konsideroi “standard me të cilin matet përsosmëria e basketbollit”.
Dy atltetet që ai veshi në ndeshjen e dytë të finaleve të NBA më 1998 u shitën gjatë prillit të kaluar në “Sotheby” për 2.2 milionë dollarë. Shumë rekord për një palë atlete. Çmimi më i lartë i ankandit për çdo relike të Jordan ishte 10.1 milionë dollarë për fanellën e tij, të veshur ndeshjen e parë.