Është liruar për qarkullim rruga në Rudar e cila ishte bllokuar për mbi dy orë nga qytetarë serbë.
Serbët kanë paralajmëruar se çdo të hënë për tre orë do ta bllokojnë këtë pikë, për automjetet që shkojnë nga Kosova.
Por, sot bllokada ka përfunduar më herët.
Edhe Qendra për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, i ka sugjeruar qytetarët që t’i përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar.