Në Këshillin e Bashkimit Evropian është dorëzuar propozimin që korniza negociuese e Serbisë të amandamentohet me detyrimet që i ka ky shtet nga dialogu me Kosovën.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka konfirmuar se teksti i propozimit është dorëzuar Këshillit të BE-së të premten në mbrëmje. Tani mbetet që i njëjti të miratohet me çfarë, të gjitha obligimet që i ka Serbia nga dialogu bëhen formalisht pjesë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Një veprim i tillë vjen pasi që në dhjetor të vitit të kaluar Këshilli i BE-së ka kërkuar formalisht që të ndryshoj korniza negociuese e Serbisë dhe të përfshihen detyrimet e dala nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksi i dakorduar në Ohër.
Kjo është pasojë e mungesës së nënshkrimit në marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve që u arrit në fund të shkurtit të vitit të kaluar në Bruksel dhe aneksin të zbatimit që u dakordua në mars në Ohër.
- Advertisement -
Marrëveshja nuk është nënshkruar për shkak të refuzimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ndërsa Bashkimi Evropian e konsideron marrëveshjen ligjërisht obliguese për palët konform deklaratës së shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell.
Me qëllim të formalizimit të marrëveshjes ujdia e Ohrit gjithashtu parasheh që detyrimet e palëve të bëhen pjesë integrale e proceseve të integrimeve evropiane.
Përderisa për Serbinë kjo nënkupton ndryshimin e kornizës negociuese, për Kosovën detyrimet do pasqyrohen në Agjendën e Grupit Special të Kosovës për Normalizim.