Pas përmbylljes me sukses të procesit ofertues për Ankandin e Parë Solar Foltovoltaik (FV) prej 100 MW, Ministria e Ekonomisë sot do të bëjë hapjen publike të ofertave.
Pas hapjes s ofertave nga ana e komisionit, do të mbahet konferencë për media nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ndryshe, ditë më parë Ministrja Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se janë dorëzuar 6 oferta, për ankandin e parë solar 100 MW!, raporton RTKlive.
“Ky ankand paraqet skemën e parë konkurruese për ndërtim të kapaciteteve të reja e që në qendër të saj e mban qytetarin dhe garantimin e çmimit më të ulët. Me një proces transparent, të drejtë e të suksesshëm të ankandit, Kosova dëshmon përkushtimin për tërheqjen e investimeve të huaja”, ka shkruar ajo në ‘Facebook.