Sveçla: Objekti në aneksin e Stacionit Policor ishte i një OJQ-je, kryente veprimtari ilegale
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se objekti që u bastis afër Stacionit policor në Prishtinë ka qenë i një organizate joqeveritare.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka thënë se sot janë informuar për aktivitet të dyshimtë të OJQ-së “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” – e vendosur në një aneks të Stacionit Policor Qendra.
Sveçla ka thënë tutje se pas bastisjeve kanë kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je.
- Advertisement -
“Kësisoj, kemi njoftuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta ka veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit. Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit. Republika e Kosovës është shtet unitar me të drejta e shërbime për gjithë qytetarët pa dallim. Ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria”, ka shkruar Sveçla.