Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > xavi: Barcelona nuk ka nevojë për mua, puna nuk vlërsohet këtu
Sport

xavi: Barcelona nuk ka nevojë për mua, puna nuk vlërsohet këtu

Published 31/01/2024
Share
SHARE

Xavi flet nga zemra. Sot, Barcelona do të rikuperojë ndeshjen e La Liga-s me Osasunën, e shtyrë për shkak të Superkupës së Spanjës. Kësisoji, trajneri Blaugrana është rikthyer në sallën e shtypit pas disfatës turpëruese të shtunën e kaluar 5-3 ndaj Villarreal. Ai njoftoi largimin në qershor, një vit përpara se kontrata e rinovuar t’i skadonte.

Këtë dalje para gazetarëve e bëri me dorë në zemër dhe sinqeritet të madh. Natyrisht që u fol shumë për të tashmen dhe të ardhmen, Xavi e bëri këtë në mënyrë të hapur, të guximshme dhe shumë interesante: “Sinqerisht, nuk mendoj se i është dhënë vlera e duhur punës sonë, ose të paktën kjo është ndjenja ime.

Kjo nuk është një çështje nëse ne mund t’i rezistojmë apo jo presionit. Arritëm në një nga momentet më të ndërlikuara në historinë e klubit dhe fituam La Liga-n me 14 pikë epërsi. Por mund të bësh ose të thuash çfarë të duash, puna nuk merret në konsideratë siç duhet. Duket sikur duan të të bindin se je i pavlerë.

Më vjen keq që e them, por e përsëris, kështu i ndjej gjërat: të stërvitesh Barcelonën bëhet e pakëndshme. Të bëjnë të ndihesh sikur je i pavlerë. Unë kisha folur për këtë me Pep (Guardiola) dhe ma kishte thënë.

- Advertisement -

E njëjta gjë ndodhi me Valverden, pashë gjithashtu Luis Enrique të vuante. Kjo duhet të na bëjë të mendojmë, ne kemi problem me kërkesat që shoqërojnë pozicionin e trajnerit të Barçës. Duket sikur po rrezikon jetën tënde në çdo ndeshje, prandaj them se është një punë mizore, nuk të pëlqen”.

Xavi nuk është larguar ende, por nuk e përjashton tashmë një rikthim: “Unë do të jem gjithmonë në dispozicion për atë që i nevojitet klubit. Nuk e përjashtoj mundësinë që të kthehem një ditë, por klubi nuk ka nevojë për mua tani. Kjo lamtumirë është një vendim që e kisha marrë tashmë. Në fakt nisa ta marr në konsideratë në fillim të sezonit. E përsëris, puna nuk vlerësohet”.

Mbi mbështetjen publike që ka marrë këto ditë: “Ajo që më intereson është cilësia njerëzore, ka lojtarë që më kanë bërë emocional. Ditët e fundit shumë kanë ardhur në zyrën time për të folur me mua privatisht. U befasova nga mesazhet dhe telefonatat. Gjesti im u diktua nga nevoja për të gjeneruar një reagim pozitiv, dhe kështu u bë. Tani duhet të bëjmë një hap përpara, shumë varet nga frymëzimi i lojtarëve”.

KosPress Portal 31/01/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025
Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat
Sport 14/05/2025
Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025
Sport

El Clasico në ngjyrat blaugrana – Barça e mposht Realin

12/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?