Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë më saktësisht në Bresje.
“Me datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF”, ka thënë Kelani.
Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, Kelani tha se janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtar të lart nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante./21Media