Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, në Beograd të Serbisë është takuar me presidentin e këtij vendi.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq takimin me Lajçakun e ka vlerësuar si konstruktiv dhe shumë korrekt.
“Vura në dukje domosdoshmërinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e BE-së në ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. Ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet ligjore ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Republikës Serbe dhe Kartën e OKB-së”, ka shkruar në Vuçiq në Facebook.
Pas takimit ka folur edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviq, i cili ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një takimi me Lajçakun, ka vënë në pah pozitën e vështirë të popullit serb në Kosovë.
- Advertisement -
Sipas tij, Vuçiq ka thënë se është domosdoshmëri që Prishtina të ndalojë zbatimin e lëvizjeve të përshkallëzuara që prishin jetën e serbëve.
Petkoviq në konferencë për media ka theksuar edhe një herë domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se takimi ka zgjatur më shumë se një orë dhe se nuk ka qenë i lehtë. Sipas tij, Vuçiq qartë dhe me argumente ka nënvizuar se cilat janë problemet reale në aspektin e normalizimit të marrëdhënieve.