Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, njofton se kryetari Talat Xhaferi e ka dorëzuar dorëheqjen, në pajtim me ligjin për Qeveri teknike.
”Ju njoftojmë se sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi dorëheqje në funksion në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit”, përcjell klankosova.tv.
”Njëherazi, njoftojmë se e autorizoi nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovskin, të kryesojë me seancën plenare të caktuar më 26 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ndryshe, sot më herët edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje pasi të dielën duhet të votohet qeveria e re, e cila do të ketë mandat 100 ditor.
- Advertisement -
Kryeministër i kësaj Qeverie do të jetë Talat Xhaferi.