Legjenda e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko është emëruar president i Federatës së Futbollit të Ukrainës.
Ish-ylli i AC Milanit, Chelseas, Dinamo Kievit dhe ish-trajner i Kombëtares ukrainase, tashmë zyrtarisht është president i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës.
Sheva u paraqit si kandidati i vetëm në zgjedhjet e zhvilluara sot gjatë Kongresit të Federatës ukrainase, që u mbajt në Kiev.
Shevchenko mori 93 vota pro nga 94 delegatët që ishin të pranishëm në kongres, që zgjedhjen e tij e shoqëruan duartrokitjet e gjata.