Skitori kosovar, Klos Vokshi ka marrë pjesë sot në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj Gangwon 2024, por që gara nuk shkoi në favor të tij.
Këtë e ka bërë të ditur Komuniteti Olimpik i Kosovës (KOK).
“Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit të madh, në të cilën ishte i pafat, pasi në lëshimin e dytë doli nga shtegu. Në lëshimin e parë zuri vendin e 54-të prej 79 garuesve. Krahas tij, garën nuk e përfunduan edhe 29 skitarë tjerë”, thuhet në njoftimin e KOK në Facebook.
Ndërsa në disiplinën e njëjtë, por tek vajzat ka marrë pjesë Lirika Deva e cila ka arritur të renditet në vendin e 31-të, shkruan rtv21.tv.
- Advertisement -
Vokshi e Deva janë skitarët e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në LOD për të rinj, që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut./21Media