James Owen, 17 vjeç, i cili shpresonte të ndiqte gjurmët e babait të tij, u diagnostikua me sëmundjen “Stargardt”, një gjendje degjenerative e syve. Duke folur në podcastin e BBC, “Access All”, Michael tha: “Nëse do të mund t’i jepja sytë dhe ne mund të bënim një shkëmbim, do ta bëja. Unë do të paguaja çdo cent që kam për ta bërë James të shohë përsëri”.
James është nga një familje legjendare e futbollit. Michael luajti si sulmues për klube, duke përfshirë Liverpool-in, Real Madridin dhe Manchester United. Loja e bukur ishte në gjakun e James, por Owen e kuptoi ngadalë se diçka e pazakontë po ndodhte me djalin e tyre.
“James ishte një lojtar i mrekullueshëm me topin në këmbë, por shpesh nuk arrinte të gjurmonte pasimet ose të vinte re lëvizjet e lojtarëve më tej në fushë. U bë më shqetësuese kur vuajti për të konkurruar në fusha më të mëdha dhe gjithçka po precipitonte me shpejtësi, – theksoi Michael.
– Në shtëpi ose me pushime, shpesh zhgënjehesha kur përpiqeshim të bënin fotografi familjare, pasi djali ynë i vogël gjithmonë dukej se shikonte anash kamerës dhe jo atë. Megjithatë, goditja e madhe erdhi kur gruaja e dërgoi djalin për vizitë te një specialist i syve. Aty u informuam për diagnozën e James”.
- Advertisement -
Sipas RNIB, sëmundja “Stargardt” është një gjendje e trashëguar e syrit që prek makulën, pjesën qendrore të retinës dhe shkakton ulje të shikimit. Kuptohet, Michael thotë se kjo e la atë me faj prindëror: “Si prind thjesht dëshiron që gjithçka të jetë perfekte, por mora një lajm shumë të trishtuar.
Fillova të mendoja për të ardhmen e djalit: A do të jetë në gjendje të ngasë makinën? A do të jetë në gjendje të punojë? Të gjitha këto gjëra kalonin nëpër mendjen time”. Ai thotë se procedurat dhe testet që ndoqën gjatë viteve, ndërsa stafi mjekësor monitoronte gjendjen e James, ishin gjithashtu të vështira për t’u parë:
“Ishim të detyruar ta shtynim djalin tonë për të marrë diçka, që e dinim se do të ishte e dhimbshme. Është thjesht e tmerrshme ta shohësh duke vuastur ashtu. Ti dëshiron t’ia heqësh gjithë dhimbjen, por nuk mundesh”.
James i tha prezantueses së “Access All”, Emma Tracey, e cila është vetë e verbër, se “vizioni i tij qendror është i turbullt” dhe se “kam vështirësi të shoh ngjyra të ndryshme e drita të ndryshme”, megjithëse “kam vizion të mirë periferik”.