Leonardo Bonucci ka folur për kanalet zyrtare të Fenerbahçes, klubit të tij të ri. Ish-mbrojtësi i Juventusit ka nisur aventurën e re në Turqi, pasi ka kaluar gjashtë muajt e fundit te Union Berlin.
Më poshtë janë deklaratat e qendërmbrojtësit nga Viterbo, i cili ka prekur tema të ndryshme: nga skuadra e tij e re te kombëtarja, duke kaluar në luftën e titullit italian mes Juves dhe Interit.
OBJEKTIVI “EURO 2024”
“Qëllimi im është të jem atje. Kam pasur një takim me Spallettin para transferimit. Nuk është një turne i lehtë. Ka kombe të forta, por ne jemi kampionët e Europës në fuqi. Ne do të shkojmë të mbrojmë titullin. Unë dua të jem atje me kombëtaren dhe do të jap maksimumin”.
- Advertisement -
DUELI INTER-JUVENTUS
“Rivaliteti mes Interit dhe Juventusit është i ngjashëm me atë midis Fenerbahçes dhe Galatasaray këtu. Kam takuar Hakan Calhanoglu, folëm 2-3 muaj më parë. Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë për momentin. Juventusi mund të jetë pak më shumë në avantazh, sepse Interi luan edhe në Champions League. Besoj se ky duel do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit”.
ZGJEDHJA E FENERBAHCE
“Ndjeva se sa shumë më donin të gjithë këtu dhe kjo ishte mjaft e rëndësishme për mua. Më pas takova Dzekon, i cili më dha informacion të detajuar për klubin. Kësisoji, u bë më e lehtë për mua të vija këtu. Fenerbahçe ishte zgjedhja më e mirë për mua. Dua ta përfundoj karrierën time duke fituar kampionate dhe kupa, prandaj zgjodha të vij këtu. Superliga turke është një kampionat i bukur dhe cilësor”.
SHPËRTHIMI I YILDIZ
- Advertisement -
“Kenan është një lojtar shumë i rëndësishëm për Juventusin dhe ekipin kombëtar turk. Ai është një lojtar cilësor, i fortë dhe i talentuar. Me siguri ka aftësinë të bëhet lojtari më i mirë për Juventusin dhe kombëtaren turke”.