Në xhiron e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Afrikës, Grupi B ka ofruar dy ndeshje që ofruan një natë të paharrueshme.
Të dyja ndeshjet, ajo mes Kepit të Jeshiltë dhe Egjiptit si dhe ajo mes Mozambikut dhe Ganës përfunduan me rezultate identike, 2:2.
Për Ganën gjithçka dukej mirë kur Egjipti po barazonte 1:1 dhe ata po fitonin 0:2, por dy gola të Mozambikut brenda katër minutash në lojën shtesë ia prishën të gjitha llogaritë përfaqësueses ganeze.
Egjipti në anën tjetër e nisi si mos më keq kur po humbte nga Kepi 1:0. Mirëpo në pjesën e dytë ata u kthyen dhe përmbysën rezultatin në 1:2, ku goli i fundit, ndonëse diskutabil, erdhi në minutën e tretë të lojës shtesë.
- Advertisement -
Por liderët e grupit nuk e pranuan humbjen deri në fund, dhe barazuan në 2:2 në minutën e nëntë shtesë të ndeshjes.
Kësisoj, pas tri rundesh, Kepi i Jeshiltë e kalon grupin B si lider me shtatë pikë, përcjellë nga Egjiptit që ka tri.