Nga dikush që ka fituar pesë “Topa të Artë” në karrierën e tij, kjo nuk pritej. Ose ndoshta, do të thoshin thashethemet, pas kritikave të Cristiano Ronaldos për “Topin e Artë’ fshihet keqardhja që nuk është konsideruar në edicionin e fundit të çmimit prestigjioz.
Sulmuesi portugez, pjesë e Al-Nassr në Arabinë Saudite, ishte në fakt protagonist i një sulmi të drejtpërdrejtë në intervistën e dhënë për “Record”: “Topi i Artë dhe’The Best’ po e humbin besueshmërinë. Kjo nuk do të thotë se Messi nuk i meritoi, por numrat janë aty dhe numrat nuk mashtrojnë. Duhet të keni parasysh të gjithë sezonin. Shifrat janë fakte”.
Deklarata përputhet në mënyrë të përkryer me atë që tha CR7 nga Dubai, ku iu shpjegoi gazetarëve se ishte i kënaqur që kishte shënuar më shumë gola se Erling Haaland i Manchester City në vitin 2023. Dhe në fakt koncepti përsëritet:
“Nëse ktheheni pas dhe shikoni se çfarë ndodhi te Manchester United dhe në ekipin kombëtar, njerëzit me të vërtetë më konsideruan të përfunduar. E vërteta është se unë u përqendrova dhe kalova shumë mirë tek Al Nassr, prandaj shënova 54 gola”.
- Advertisement -
Sikur të mos ishte e qartë, një tjetër raund theksues: “Nuk jam i befasuar për nivelin tim, sepse e di që kam ende shumë mundësi për të ofruar. E di që mund të shënoj shumë gola për Al Nassr dhe kombëtaren. Ishte e pabesueshme në nivel personal të shënoja 54 gola në vitin 2023”. Më pas, Ronaldo sqaroi: “Nuk mendoj shumë për të fituar një tjetër Top të Artë”.