Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.
Lidhur me këtë ka reaguar Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se kjo rregullore s’ka pasur si ta anulojë përdorimin e dinarit, meqë një gjë e tillë s’ka qenë e lejuar asnjëherë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se rregullorja nuk ёshtё produkt i negociatave politike dhe si e tillё nuk ka ndikim nё mbarёvajtjen e procesit tё normalizimit tё raporteve mes Kosovёs dhe Serbisë.
Bislimi thotë se rregullorja e re e BQK-së pёr “Operacionet me Para tё Gatshme”, e miratuar nga bordi i këtij institucioni nё fund tё dhjetorit 2023, nuk e liston asnjё mjet pagese veçmas, pёrveç specifikimit qё buron nga neni 11 i Kushtetutёs sё Kosovёs.
- Advertisement -
Nё kёtё nen precizohen dy gjёra: qё në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme; dhe qё Banka Qendrore e Kosovёs ёshtё autoritet i pavarur bankar. Rrjedhimisht nё Rregullore nuk ka pasur se si tё anulohet pёrdorimi i dinarit, pra diçka qё nuk ka qenё e lejuar asnjёherё mё parё. Pёr mё tepёr, as dinari e as monedhat e asnjё shteti tjetёr fqinj nuk janё pёrmendur fare nё tekstin prej 40 faqesh tё kёsaj rregulloreje, ka shkruar Bislimi.
Ai thotë se çdo interpretim tjetёr ёshtё i pasaktё dhe synon manipulimin e opinionit publik, pasi BQK-ja si autoriteti i vetёm me funksion dizajnimin, zbatimin dhe mbikёqyrjen e politikave monetare nё vend, ajo ka pёr detyrё edhe draftimin e rregullave tё lojёs pёr tё gjithё ato subjekte, financiare apo jo financiare, persona fizik apo juridik, nё operimet e tyre me valuta, si vendore apo tё huaja.
Bislimi e ka quajtur të njё rёndёsie tё veçantё edhe pёrcaktimin e valutёs, e cila lejohet tё pёrdoret nё transaksionet bankare e jo bankare, e qё nё rastin e Kosovёs ёshtё vetёm valuta euro.
“Secili prej qytetarёve tё Republikёs sё Kosovёs qё ka vepruar nё kundёrshtim me kёtё, ka qenё nё vazhdimёsi nё anёn e shkelёsit tё ligjit. Deklaratat qё tentojnё tё kontestojnё si autoritetin e Bankёs Qendrore nё pёrcaktimin e kёtyre rregullave, si monopolin nё pёrdorimin e euros si valutё e vetme në qarkullim, pёrveçse insistojnё nё lejim, tolerim dhe promovim tё joligjshmёrisё e informalitetit, njёkohёsisht bёjnё thirrje pёr mohimin e kompetencave tё Bankёs Qendrore, tё cilat janё tё garantuara me Kushtetutё”, ka shkruar Bislimi.
Sipas tij, kёto deklarata njёkohёsisht synojnё minimin e sovranitetit politik e monetar tё Republikёs sё Kosovёs, dhe si tё tilla duhet tё ndeshen me kundërshtim tё fuqishёm tё secilit prej nesh.
- Advertisement -
“Transparenca nё import tё valutave tё huaja, konvertimi i tyre nё Euro dhe transferi te pёrfituesit final, nuk ka asnjё mundёsi tё ndikojё as nё mbarёvajtjen e furnizimeve tё pёrfituesve eventualë e as nё zvogёlimin e fuqisё blerёse tё tyre. Andaj edhe nuk ka se si tё shkaktojё krizё humanitare e as tё privojё cilindo qytetar nga pranimi dhe shpenzimi i tё ardhurave tё tyre”, ka thёnё Bislimi.
Për më tepër, Bislimi thotë se e vetmja gjё qё zvogёlohet fuqishёm, ёshtё hapёsira enorme pёr keqpёrdorim nё emёr tё mbёshtetjes e ndihmave sociale, praktikё kjo e perfeksionuar nga sekserёt politikё nё Beograd, tё cilёt pёr secilin dinar qё kanё dёrguar te familjet e komunitetit serb nё Kosovё, kanё vjedhur pesë sosh.
“Insistimi qё edhe mё tej, transferi i parave pёrtej kufirit shtetёror tё bёhet dhe tolerohet nё mёnyrё klandestine, me thasё e vetura individuale, e pastaj tё shpёrndahet pёrmes zyrave tё paregjistruara e të pa licencuara, jo vetёm qё ngjason nё ide tё shekullit të 19-të, por edhe synon mbajtjen e qytetarёve pёrfitues nё ilegalitet dhe varёsi konstante nga tё njëjtёt sekserё”, ka pёrfunduar ai./21Media