Stërvitja “Steadfast Defender 2024 do të demonstrojë aftësinë e NATO-s për të vendosur me shpejtësi forcat nga Amerika e Veriut dhe pjesë të tjera të aleancës për të përforcuar mbrojtjen e Evropës,” tha NATO.
Rreth 90,000 trupa do të përfshihen në stërvitjet “Steadfast Defender 2024” të cilat do nisin javën tjetër dhe zgjasin deri në muajin maj, raporton RTK.
Shefi i komitetit ushtarak të NATO-s Admirali Rob, ka deklaruar se bëhet fjalë për numër rekord të pjesëmarrëseve në këtë stërvitje.
“Nuk është e mirëqenë se ne jemi në paqe. Dhe kjo është arsyeja pse ne i kemi planet. Kjo është arsyeja pse ne po përgatitemi për një konflikt me Rusinë dhe grupet terroriste, nëse vjen puna, dhe nëse ata na sulmojnë. Ne nuk kërkojmë asnjë konflikt. Por nëse na sulmojnë, ne duhet të jemi gati”, tha ai.