Sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës do të fillojë sot me seancë të jashtëzakonshme, për çështjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në rend dite deputetët e Kuvendit kanë vetëm një pikë: Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
Seanca e parë e sesionit pranveror të Kuvendit, mbahet konform kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues dhe fillon në ora 10:00.