Kryeministri i Kroacisë dhe ai i Kosovës janë takuar sot në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, e ka uruar Kurtin për liberalizimin e vizave, ndërsa i ka ofruar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton Zeri.info.
“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Plekonviq. /Zëri
S predsjednikom Vlade Kosova @albinkurti raspravio sam o situaciji u susjedstvu. Čestitamo na ukidanju viznog režima i izražavamo podršku za članstvo u @coe, kao i na
putu prema EU. Nastavljamo jačati gospodarsku suradnju 🇭🇷🇽🇰! #wef24 pic.twitter.com/xMBWiBZseo
- Advertisement -
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) January 17, 2024